Jep dorëheqjen këshilltari i presidentit Makron
Shkurt 12, 2019 07:43 Europe/Tirane
Këshilltari special i presidentit francez i është bashkuar grupit të atyre autoriteteve franceze që janë larguar nga pallati Eliza dhe ka dhënë dorëheqje.
Ismail Emilin, këshilltari special i presidentit francez Emanuel Makron ka dhënë dorëheqje ditën e hënë dhe në muajin mars ose prill do të largohet nga kabineti qeveritar. Dorëheqja e tij sipas mediat lidhet me skandalin e Aleksandër Benala këshilltar i sigurisë i presidentit Makron. Më herët nga kabineti qeveritar i presidentit Makron janë larguar shumë këshilltarë të tjerë si Barbara Fruzhie, Stefan Saxhoren dhe Silun For. Franca prej muajit nëntor përballet me protestat e lëvizjes së jelek verdhëve.
Tags