Takimi i Soçit, bashkëpunim konstruktiv i Iranit dhe Rusisë në Siri
Kolonel Muhamed Bageri, kreu i shtabit të forcave të armatosura të Iranit, me një ftesë të Sergei Shojgu ministër i mbrojtjes i Rusisë, ka shkuar për një vizitë në Moskë.
Përveç takimit dhe bisedimeve me ministrin e mbrojtjes, kolonel Bageri do të takohet edhe me funksionarë të tjerë ushtarakë të Rusisë dhe do të marrë pjesë në takimin trepalësh të presidentëve të Iranit, Rusisë dhe Turqisë që si temë kryesore do të jetë lufta kundër terrorizmit. Takimi i katërt trepalësh mes krerëve të Iranit, Rusisë dhe Turqisë në Soçi organizohet për të analizuar zhvillimet në Siri në kuadër të procesit të bisedimeve të Astanasë. Në këtë takim presidentët Hasan Ruhani, Vladimir Putin dhe Rexhep Taip Erdogan do të diskutojnë mbi procesin e politik dhe vendosjen e stabilitetit në Siri në kuadër të bisedimeve të Astanasë. Takimi i parë trepalësh mes tre presidentëve është mbajtur më 22 nëntor të vitit 2017 në Soçi, takimi i dytë në prill 2008 në Ankara dhe takimi i tretë u mbajt në shtator 2018 në Teheran. Bisedimet mes presidentëve të Iranit, Turqisë dhe Rusisë do të përqendrohen në situatën e krijuar në veri të Sirisë dhe veprimet e ndërmarra në provincat Edlib dhe Manbixh. Këto takime përqendrohen në akordet e arritura gjatë negociatave të Astanasë për përmirësimin e gjendjes në Siri. Negociatat e Astanasë kanë nisur prej janarit 2017 me iniciativën e Republikës Islamike të Iranit dhe në bashkëpunim me Rusinë dhe Turqinë. Këto negociata kanë për qëllim vendosjen e paqes dhe sigurisë në Siri. Kriza në Siri filloi në vitin 2011 me pushtimin masiv të grupeve terroriste të mbështetura nga Arabia Saudite, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre, duke përfshirë Turqinë, për të ndryshuar ekuacionet rajonale në favor të regjimit sionist. Mbi 330 mijë persona janë vrarë në Siri dhe miliona të tjerë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, që nga fillimi i konfliktit në Siri në mars të vitit 2011. Pjesëmarrja e kolonel Bageri në takimin trepalësh të Socit kushtuar zhvillimeve në Siri tregon ndikimin e bashkëpunimit strategjik të Iranit dhe Rusisë në rajonin e Azisë perëndimore.