May: Brexit nuk do të shtyhet
Shkurt 14, 2019 08:36 Europe/Tirane
Kryeministrja britanike Theresa May tha sot se qeveria e saj nuk ka ndryshuar qëndrimin dhe se nuk dëshiron të shtyjë datën e Brexit - 29 Mars kur Britania e Madhe duhet të largohet nga BE.
"Është shumë e qartë se kur kemi nisur nenin 50, pozita e qeverisë ka qenë të ketë një afat dyvjeçar që përfundon më 29 mars dhe ne po punojmë për të", tha May, raporton Reuters.
Më parë ministri i jashtëm i Britanisë së Madhe kishte thënë se duke marrë parasysh nevojën e qeverisë për kohë më të gjatë për të miratuar ligjet kyçe, ekziston mundësia që procesi i Brexit të shtyhet.
Tags