Fundi i takimit të Varshavës pa përmendur Iranin në deklaratën përfundimtare
https://parstoday.ir/sq/news/world-i85728-fundi_i_takimit_të_varshavës_pa_përmendur_iranin_në_deklaratën_përfundimtare
Samiti amerikan kundër Iranit në Varshavë përfundoi me një përpjekje të dështuar për të përfshirë Iranin në deklaratën përfundimtare.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Shkurt 14, 2019 20:59 Europe/Tirane
  • Fundi i takimit të Varshavës pa përmendur Iranin në deklaratën përfundimtare

Samiti amerikan kundër Iranit në Varshavë përfundoi me një përpjekje të dështuar për të përfshirë Iranin në deklaratën përfundimtare.

Faqja e internetit e BBC News raportoi se në një konferencë shtypi në fund të samitit të Varshavës, ministrat e jashtëm të SHBA dhe Polonisë që organizuan takimin, iu referuan vazhdimisht Iranit si një "kërcënim sigurie", por samiti përfundoi me çështjen e paqes dhe sigurisë në Lindjen e Mesme dhe në deklaratën përfundimtare nuk është përmendur Irani dhe nuk është bërë asnjë referencë mbi një vend të caktuar. Qeveria e SHBA kur shpalli planin për Samitin e Varshavës, kishte njoftuar se çështja kryesore do të ishte Irani, por pasi kjo kërkesë nuk u  mirëprit nga vendet e botës, Uashingtoni ndryshoi qëndrim duke ndryshuar rendin e ditës në "çështjet e Lindjes së Mesme" dhe as nuk ishte në gjendje të renditë Iranin në deklaratën përfundimtare të Samitit të Varshavës. Amerika ftoi ministrat e jashtëm nga 70 vende për takimin e Varshavës, por BBC raportoi se shumica e vendeve të BE refuzuan të merrnin pjesë në konferencë në nivel të lartë dhe dërguan në takim zyrtarë të nivelit të ulët, gjë që nënkuptonte vazhdimin e dallimeve midis këtij unioni dhe Shteteve të Bashkuara. Mike Pompeo, Sekretari Amerikan i Shtetit, e përshkroi samitin si historik pa përmendur dështimet e tij në tërheqjen e vëmendjes së Evropës në samitin e Varshavës dhe shprehu kënaqësinë e tij se Izraeli dhe shtetet arabe vasale të Uashingtonit nuk kishin mosmarrëveshje mbi qëndrimet anti-iraniane. Samiti i Varshavës përfundoi pa  përfshirjen e Iranit në deklaratën përfundimtare të tij, ndërsa sajti amerikan i lajmeve Politico shkroi të enjten se samiti i Varshavës kishte për qëllim të zbehte izolimin e Uashingtonit, por përkundrazi, ai tregoi më shumë izolimin e SHBA në skenën ndërkombëtare.