Heiko Mass: Kemi nevojë për bisedime konstruktive me Iranin
Heiko Mass, ministër i jashtëm i Gjermanisë në takim me ministrin e jashtëm të Republikës Islamike të Iranit z. Muhamed Xhavad Zarif tha: Ne kemi nevojë për bisedime konstruktive me Irani për gjetjen e zgjidhjeve politike për krizën në Siri dhe në Jemen.
Sipas një njoftimi të ministrisë së jashtme të Gjermanisë, shefi Heiko Mass në këtë takim ka thënë se Gjermania do të respektojë marrëveshjen ndërkombëtare bërthamore për aq kohë sa ajo zbatohet nga Irani. Heiko Mass dhe Muhamed Xhavad Zarif në këtë takim kanë diskutuar për marrëdhëniet dypalëshe, marrëveshjen bërthamore, mekanizimin e transaksioneve bankare të Evropës me Iranin dhe për çështje të tjera të rëndësishme rajonale dhe ndërkombëtare si kriza në Jemen, Siri dhe Afganistan. Heiko Mass shprehu mbështetjen e Gjermanisë për marrëveshjen bërthamore vetëm disa orë pas fjalimit të Mike Pence zv/presidenti i Amerikës në kuadër të konferencës së sigurisë në Munih. Në këtë takim Pence ka kërkuar nga Evropa që të dalë nga marrëveshja bërthamore. Donald Trump më 8 Maj pasi ka përsëritur pretendimet e tij boshe kundër Iranit dhe kundër marrëveshjes bërthamore, shpalli daljen e Amerikës nga kjo marrëveshje dhe premtoi rikthimin e sanksioneve kundër Iranit. Donald Trump pas tërheqjes së Amerikës nga marrëveshja bërthamore, më 5 nëntor shpalli rivendosjen e sanksioneve kundër Iranit. Këto sanksione kthehen për një periudhë 90-180 ditë. Faza e parë e sanksioneve kundër Iranit u zbatua në muajin gusht ndërsa faza e dytë u vu në zbatim më 5 nëntor. Kjo është në kohën kur Britania, Franca, Rusia, Kina, Gjermania dhe BE janë shprehur pro ruajtjes dhe mbështetjes së marrëveshjes bërthamore me anë të krijimit të sistemit INSTEX.