Krimet e koalicionit saudit në Jemen me armët britanike
https://parstoday.ir/sq/news/world-i85796-krimet_e_koalicionit_saudit_në_jemen_me_armët_britanike
Një anëtar i Shtëpisë së Lordëve të Britanisë pranon se Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe po përdorin armë britanike për të vrarë civilë jemenas.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 17, 2019 16:03 Europe/Tirane
  • Krimet e koalicionit saudit në Jemen me armët britanike

Një anëtar i Shtëpisë së Lordëve të Britanisë pranon se Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe po përdorin armë britanike për të vrarë civilë jemenas.

Komiteti parlamentar i Britanisë së Madhe ka thënë se qeveria e Londrës pretendon se në shitjen e armëve për Arabinë Saudite ka vepruar konform normave dhe dispozitave ndërkombëtare mirëpo pas hetimeve të kryera nga ky komitet rezulton se këto pretendime nuk janë të vërteta pasi nuk është vepruar konform normave ndërkombëtare. Sipas komitetit në fjalë, numri i armëve që i janë shitur Arabisë Saudite është tepër i lartë dhe kjo ka çuar në shtimi e numrit të viktimave në luftë. Jeremy Corbin krei i partisë laburiste, duke kritikuar qeverinë e Londrës për armatimin e Arabisë Saudite në luftën në Jemen ka thënë se qeveria britanike për t’i dhënë fund vuajtjeve të kombit jemenas duhet të ndërpresë shitjen e armëve për Arabinë saudite. Anglia vitet e fundit është përqendruar në nënshkrimin e kontratave për shitjen e armëve Arabisë Saudite.