Gjermania e shqetësuar nga kthimi i pjesëtarëve të ISIS
Heiko Mass ministër i jashtëm i Gjermanisë ka shprehur shqetësimin nga mundësia e kthimit të anëtarëve evropianë të ISIS në vendet e tyre.
Duke iu përgjigjur kërkesës së presidentit Donald Trump, ministri i jashtëm i Gjermanisë ka thënë se pranimi i këtyre personave do të jetë shumë e vështirë. Donald Trump u ka kërkuar vendeve të Bashkimit Evropian të marrë mbrapsht 800 luftëtarët e ISIS-it që kishin shkuar në Siri prej këtyre vendeve, e që u kapën nga forcat e mbështetura prej Shteteve të Bashkuara, për t’i nxjerrë më pas ata përpara gjykatave. Shtetet e Bashkuara u kërkojnë Britanisë, Francës, Gjermanisë dhe aleatëve të tjerë evropiane të marrin mbrapsht mbi 800 luftëtarët e ISIS-it të kapur në Siri, për t’i nxjerrë para drejtësisë. Kalifati është duke rënë. Alternativa tjetër nuk është e mirë, pasi ne do të detyroheshim t’i lironim ata. SHBA nuk duan t’i shohin këta luftëtarë të depërtojnë sërish në Evropë, pikërisht atje ku ata duan të shkojnë. Ne kemi bërë shumë, kemi shpenzuar shumë. Ka ardhur koha për të tjerët që të ngrihen e të bëjnë punën e tyre, për të cilën janë po ashtu të aftë.”, shkroi Trump në Twitter.