Bernie Sanders shpall sërish kandidaturën për president të SHBA-së
https://parstoday.ir/sq/news/world-i85851-bernie_sanders_shpall_sërish_kandidaturën_për_president_të_shba_së
Senatori amerikan, Bernie Sanders, thotë se do të kandidojë përsëri për president në vitin 2020, duke bërë një përpjekje të dytë për të fituar nominimin e Partisë Demokratike.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 19, 2019 12:04 Europe/Tirane
  • Bernie Sanders shpall sërish kandidaturën për president të SHBA-së

Senatori amerikan, Bernie Sanders, thotë se do të kandidojë përsëri për president në vitin 2020, duke bërë një përpjekje të dytë për të fituar nominimin e Partisë Demokratike.

Senatori 77-vjeçar i Vermontit u bë një yll politik në vitin 2016 megjithëse ai humbi nominimin për president të SHBA-së.

Përmes një letre drejtuar mbështetësve të tij, ai tha se është koha për të përfunduar "revolucionin politik" që e kishin filluar.

Senatori Bernie Sanders njihet si kritik i hapur i presidentit të SHBA-së, Donald Trump. Ai e ka përshkruar atë si një “gënjeshtar patologjik” dhe “racist”.

Sondazhet e hershme bëjnë të ditur se senatori Sanders, është shumë përpara kandidatëve tjerë të mundshëm demokratë, shkruan BBC.

Z. Sanders, humbi nominimin e demokratëve në vitit 2016 nga, ish-sekretarja e shtetit, Hillary Clinton.