Lavrov: Amerika synon ndarjen territoriale të Sirisë
Ministri i punëve të jashtme të Rusisë deklaroi se veprimet dhe programet e Amerikës në Siri tregojnë se krerët e Uashingtonit vazhdon të ndjekin planin për ndarjen territoriale të Sirisë.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Sergei Lavrov, ministri i jashtëm rus, sot në konferencën për shtyp me homologun e tij të Sllovakisë e cila mbanë kryesinë e radhës së OSBE-së, deklaroi: "Uashingtoni synon të krijojë një shtet të pavarur në lindje të Eufratit dhe nuk lejon aleatet e vet të ndihmojnë rindërtimin e rajoneve të cilat janë nën kontrollin e qeverisë së Sirisë".
Lavrov në vazhdim vuri në dukje marrëveshjet ndërkombëtare për ruajtjen e tërësisë territoriale dhe sovranitetit të Sirisë dhe tha: "Veprimet e Amerikës janë plotësisht kundër këtyre marrëveshjeve dhe veprimeve e amerikanëve paraqiten përkundër kësaj çështje me qëllim të mashtrimit të opinionit publik të botës".
Shefi i diplomacisë rose tha edhe këtë se gjendja në rajonet nën kontrollin e Amerikës në Siri po ndërlikohet për çdo ditë e më tepër".