Zaharova: Moska nuk e ka ndryshuar qëndrimin për Kosovën
https://parstoday.ir/sq/news/world-i85886-zaharova_moska_nuk_e_ka_ndryshuar_qëndrimin_për_kosovën
Moska nuk e ka ndryshuar qëndrimin ndaj Kosovës, ka thënë zëdhënësja e ministrisë së Jashtme të Rusisë, Marija Zaharova.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 20, 2019 15:55 Europe/Tirane
  • Zaharova: Moska nuk e ka ndryshuar qëndrimin për Kosovën

Moska nuk e ka ndryshuar qëndrimin ndaj Kosovës, ka thënë zëdhënësja e ministrisë së Jashtme të Rusisë, Marija Zaharova.

Pozicioni ynë nuk ka ndryshuar” i Zaharova agjencisë Beta, kur u pyet lidhur me deklaratat e ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq, se "vënia e kufirit mes shqiptarëve dhe serbëve është kërkesë zyrtare e Beogradit në dialogun me Prishtinën". Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin pati deklaruar gjatë vizitës në Beograd se Moska pajtohet për arritjen e një marrëveshjeje mes Prishtinës dhe Beogradit në “kuadër të rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”. Për pozicionin e Rusisë në raport me arritjen e një marrëveshjeje për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë pati folur edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Ai në nëntor të vitit të kaluar, takoi Putinin në Paris dhe përmes një postimi në Facebook tha se Rusia do të "mbështesë" marrëveshjen Kosovë-Serbi.