Zaharova: Moska nuk e ka ndryshuar qëndrimin për Kosovën
(last modified Wed, 20 Feb 2019 18:25:55 GMT )
Shkurt 20, 2019 19:25 Europe/Tirane
  • Zaharova: Moska nuk e ka ndryshuar qëndrimin për Kosovën

Moska nuk e ka ndryshuar qëndrimin ndaj Kosovës, ka thënë zëdhënësja e ministrisë së Jashtme të Rusisë, Marija Zaharova.

Pozicioni ynë nuk ka ndryshuar” i Zaharova agjencisë Beta, kur u pyet lidhur me deklaratat e ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq, se "vënia e kufirit mes shqiptarëve dhe serbëve është kërkesë zyrtare e Beogradit në dialogun me Prishtinën". Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin pati deklaruar gjatë vizitës në Beograd se Moska pajtohet për arritjen e një marrëveshjeje mes Prishtinës dhe Beogradit në “kuadër të rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”. Për pozicionin e Rusisë në raport me arritjen e një marrëveshjeje për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë pati folur edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Ai në nëntor të vitit të kaluar, takoi Putinin në Paris dhe përmes një postimi në Facebook tha se Rusia do të "mbështesë" marrëveshjen Kosovë-Serbi.