'Jelekët e Verdhë' tubim para zyrës së OKB-së në Gjenevë
Rreth një mijë protestues të "Jelekverdhë" nga Franca dhe Zvicra u mblodhën para zyrës së Kombeve të Bashkuara në Gjenevë për të denoncuar dhunën e policisë franceze gjatë demonstratave të jelekverdhëve.
Grupe nga rajone të ndryshme të Francës u bashkuan me tubimin në Place des Nations. Organizatorët kishin përgatitur një dosje me të gjithë emrat e personave të lënduar gjatë protestave për ta dorëzuar atë tek një zyrtar i OKB. "Për më shumë se një muaj ne kemi punuar për të ndërtuar një dosje me të gjitha viktimat, të vdekurit ose të plagosurit gjatë protestave. Dosja është e gatshme dhe ne jemi me fat që pritemi nga një përfaqësues i OKB-së. Ne do t'i japim atij dosjen në mënyrë që ai të mund ta studiojë atë me qëllim të ndalimit të gjithë dhunës që ushtrohet nga qeveria jonë ", tha organizatori i tubimit Nicolas Mollier. "Ne jemi këtu për të kërkuar ndihmë nga OKB-në në lidhje me këtë dosje. Kur keni qytetarë francezë që humbin një sy gjatë një proteste, një dorë të shkulur, plagë të rënda dhe kafka që thyhen, ne duhet të bëjmë diçka për ta ndaluar këtë dhunë të paparë", shtoi ai.