Irani dhe Kina partnerë strategjik në kontinentin e Azisë
(last modified Thu, 21 Feb 2019 08:43:34 GMT )
Shkurt 21, 2019 09:43 Europe/Tirane
  • Irani dhe Kina partnerë strategjik në kontinentin e Azisë

Kryetari i parlamentit islamik të Iranit ka theksuar zgjerimin e bashkëpunimeve strategjike të Iranit dhe Kinës.

Në Pekin, kryetari i Parlamentit të Iranit, Ali Larixhani ka thënë se politikat armiqësore e të njëanshme të Amerikës, duke përfshirë imponimin e sanksioneve dhe tarifave të tregtisë kundër vendeve të tjera, nuk do të dëmtojnë vendet e tjera, përfshirë Iranin dhe Kinën. Larixhani tha se unilateralizmi i paskrupullt nuk është i pranueshëm për popujt e botës, sidomos Iranin dhe Kinën, në shekullin e 21-të. "Shtetet e Bashkuara kanë miratuar një qëndrim armiqësor ndaj kombeve të tjera, në formën e mekanizmave të ndryshëm ekonomikë, si vendosja e sanksioneve të njëanshme, të paligjshme dhe jashtë territoriale, ose tarifat që godasin eksportet e vendeve të tjera, në përpjekje për të dëmtuar ato kombe. Kjo përfshin popujt e civilizuar kinez dhe iranian, por kjo politikë e SHBA nuk do të ketë sukses," shtoi ai. Larixhani u prit në Pekin nga Presidenti kinez Xi Jienping ku të dyja palët shprehën vullnetin e tyre për zgjerimin e marrëdhënieve të vjetra e miqësore Teheran-Pekin. Kryetari i parlamentit islamik të Iranit dhe presidenti i Kinës, kanë theksuar mbi nevojën e zgjerimit të bashkëpunimeve dypalëshe në fusha të ndryshme. Ali Larixhani në takimin e zhvilluar me Xi Jienping, duke folur për nevojën e zgjerimit të bashkëpunimeve dypalëshe midis Iranit dhe Kinë, ka thënë: Qasja e Iranit është për zgjerimin e marrëdhënieve me Kinën dhe të dyja vendet në bazë të rrethanave specifike, duhet të ndërmarrin hapa të mëdhenj në drejtim të forcimit të bashkëpunimit politik dhe parlamentar. Larixhani duke falënderuar qeverinë kineze për bashkëpunimin e deritanishëm me Iranin posaçërisht në fushën e naftës, ka theksuar: Lufta ekonomike të cilën e ka filluar presidenti amerikan Donald Trump, padyshim do të jetë në dëm të SHBA. Presidneti kinez nga ana e tij marrëdhëniet midis Iranit dhe Kinës i ka konsideruar tërësisht në përputhje me ligjet ndërkombëtare dhe ka shtuar: Kina kundërshton sanksionet e njëanshme të Amerikës dhe duke marrë përsipër përgjegjësitë e saj në rrafshin ndërkombëtar, do të vazhdojë bashkëpunimin e saj dypalësh me RII.  Kryetari i parlamentit islamik të iranit deklaroi se Irani dhe Kina janë dy vende mike dhe dy partnerë strategjik të cilët gjithmonë qëndrojnë krah njëri-tjetrit. Ali Larixhani i cili në krye të një delegacioni të lartë politikë dhe ekonomik ka shkuar për një vizitë në Kinë, është takuar edhe me Vang Ji, ministrin e punëve të jashtme të Kinës dhe të dy palët në këtë takim kanë biseduar në lidhje me çështje të ndryshme bilaterale, rajonale dhe ndërkombëtare, sidomos në lidhje me marrëveshjen bërthamore. Kreu i parlamentit iranian në këtë takim deklaroi: "Irani dhe Kina kanë bashkëpunim të gjerë në të gjitha fushat dhe Kina është partneri më i madh tregtar i Iranit". Larixhani duke shpjeguar rrethanat pas daljes së Amerikës nga marrëveshja bërthamore, tha: "Amerika me daljen nga marrëveshje bërthamore shumëpalëshe në mënyrë të hapur ka shkelur rezolutën 2231 të KS të OKB". Nga ana e tij Vang Ji, ministri i jashtëm i Kinës, në këtë takim tha se marrëveshja bërthamore është një marrëveshje shumëpalëshe ndërkombëtare që të gjitha palët nënshkruese janë të obliguara për zbatimin e saj. Ai theksoi: "Shumë shtete dhe institucione ndërkombëtare kanë kritikuar vendimin e Trump dhe kanë deklaruar se nuk mbështesin këtë vendim".

Tags