Turqia urdhëron arrestimin e gati 300 ushtarakëve
https://parstoday.ir/sq/news/world-i85949-turqia_urdhëron_arrestimin_e_gati_300_ushtarakëve
Zyra e Prokurorit në Turqi urdhëroi arrestimin e 295 ushtarakëve, nën dyshimet se kanë lidhje me klerikun fetar, Fethullah Gulen, të cilin Ankaraja e akuzon për organizimin e një përpjekjeje për puç në vitin 2016.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Shkurt 22, 2019 19:17 Europe/Tirane
  • Turqia urdhëron arrestimin e gati 300 ushtarakëve

Zyra e Prokurorit në Turqi urdhëroi arrestimin e 295 ushtarakëve, nën dyshimet se kanë lidhje me klerikun fetar, Fethullah Gulen, të cilin Ankaraja e akuzon për organizimin e një përpjekjeje për puç në vitin 2016.

Deklarata e prokurorit, e lëshuar të premten, thotë se ata që përballen me arrestim, përfshijnë: tre kolonelë, tetë majorë dhe dhjetë togerë. Policia e nisi operacionin për arrestim një orë pas mesnatës. Gulen e ka mohuar çdo përfshirje në përpjekjen për grushtshtet, që ka ndodhur më 15 korrik të vitit 2016. Gulen, ish-aleat i presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, jeton në mërgim në Shtetet e Bashkuara qysh në vitin 1999. Mbi 77,000 njerëz janë burgosur dhe janë në pritje të gjykimit për pjesëmarrjen e dyshuar në puçin e dështuar. Autoritetet kanë pezulluar ose shkarkuar nga puna mbi 150,000 shërbyes civilë dhe ushtarakë, për të njëjtat dyshime. Erdogan është akuzuar për shfrytëzimin e përpjekjes për puç si pretekst për të shtypur kundërshtarët.