Putin së shpejti vizitë në Katar
Shkurt 23, 2019 11:23 Europe/Tirane
Ambasadori i Moskës në Doha ka njoftuar se së shpejti presidenti i Rusisë do të zhvillojë një vizitë në Katar.
Kanali televiziv Russia Today në gjuhën arabe njoftoi se Nur Muhamed Khulov, ambasadori i Rusisë në Katar, ka theksuar se Vladimir Putin, presidenti i Rusisë, me ftesë zyrtare të Tamim bin Hamas Ale Thani, emirit të Katarit, së shpejti do të zhvillojë një vizitë në Katar.
Ai ka shtuar se koha e saktë e kësaj vizite akoma nuk është përcaktuar, mirëpo po përgatiten kushtet për zhvillimin e kësaj vizite.
Ambasadori i Rusisë në Katar ka theksuar se të dy vendet kanë marrëdhënie të mira bilaterale dhe natyrisht se kanë edhe disa mosmarrëveshje me disa çështje siç është kriza në Siri.
Tags