Deputetët e PE kërkojnë lirimin e të burgosurve politikë në Bahrejn
https://parstoday.ir/sq/news/world-i85995-deputetët_e_pe_kërkojnë_lirimin_e_të_burgosurve_politikë_në_bahrejn
7 nga deputetët e PE kanë kërkuar nga shefja e politikës së jashtme të BE Federika Mogherini që të ushtrojë presione mbi regjimin Al Khalifa për lirimin e të burgosurve politikë.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Shkurt 24, 2019 10:56 Europe/Tirane
  • Deputetët e PE kërkojnë lirimin e të burgosurve politikë në Bahrejn

7 nga deputetët e PE kanë kërkuar nga shefja e politikës së jashtme të BE Federika Mogherini që të ushtrojë presione mbi regjimin Al Khalifa për lirimin e të burgosurve politikë.

Deputetët e PE nga shefja e politikës së jashtme të BE kanë kërkuar që të dërgojë përfaqësues në Bahrejn për të ndjekur nga afër procesin e gjyqit të Tezar Elvadi dhe Mahmud Marzuk Mansur dy aktivistë politikë në bahrejn. Deputët e PE kanë kërkuar që procesi gjyqësor ndaj tyre të jetë i drejtë dhe në përputhje me normat dhe dispozitat ndërkombëtare. 7 deputetët e parlamentit evropian gjithashtu kanë kërkuar lirimin e menjëhershëm të 3 aktivistëve politikë në Bahrejn. Tetorin e kaluar gjykata e Bahrejnit në formë të urdhëruar ka dënuar me 3 vjet heqje lirie Haxher Mansur një tjetër aktivist politik në Bahrejn. 7 vjet më parë më 14 shkurt të vitit 2011, populli bahrejnas me kërkesën për liri, eliminimin e diskriminimit dhe zgjedhjen e shtetit me votën e popullit u ngrit në protesta. Protestat që organizohen nga bahrejnasit përreth shtëpisë së sheik Isa Kasem në rajonin Deraz në Manama kryeqytetin e Bahrejnit tregojnë se sulmet ndaj klerikëve fetare janë vijë e kuqe e popullit bahrejnas.