Mbi 13 mijë evropianë anëtar të grupit terrorist ISIS
https://parstoday.ir/sq/news/world-i86020-mbi_13_mijë_evropianë_anëtar_të_grupit_terrorist_isis
Kanali televiziv BBC të dielën duke cituar qendrën për studimin e ekstremizmit në "King's College" të Londrës, ka deklaruar se që nga koha e krijimit të grupit terrorist ISIS e deri në vitin 2018, mbi 13 mijë qytetarë evropianë kanë shkuar në Siri dhe Irak për t'u bashkuar me grupin terrorist ISIS.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 25, 2019 11:55 Europe/Tirane
  • Mbi 13 mijë evropianë anëtar të grupit terrorist ISIS

Kanali televiziv BBC të dielën duke cituar qendrën për studimin e ekstremizmit në "King's College" të Londrës, ka deklaruar se që nga koha e krijimit të grupit terrorist ISIS e deri në vitin 2018, mbi 13 mijë qytetarë evropianë kanë shkuar në Siri dhe Irak për t'u bashkuar me grupin terrorist ISIS.

Kanali televiziv BBC në këtë raport thotë se gjatë kësaj periudhe kohore 7252 persona nga Evropa Lindore dhe 5904 persona nga Evropa Perëndimore janë bashkuar me grupin terrorist ISIS.

Disa kohë më parë Donald Trump, presidenti i Amerikës, u ka thënë shteteve evropiane se duhet të pranojnë qytetarët e tyre të cilët janë bashkuar me grupin terrorist ISIS. Këto deklarata janë përballur me reagime të ashpra të krerëve të shteteve evropiane.

Disa ditë më parë gjithashtu autoritetet amerikane i kanë refuzuar kërkesën i një grua të terroristëve të ISIS për t'u kthyer në Amerikë.

Shtetet evropiane që nuk kanë kursyer asnjë përpjekje për të ndihmuar terroristët në Siri dhe Irak, aktualisht po përballen me kthimin e terroristëve perëndimorë të ISIS në vendet e tyre dhe me kryerjen e sulmeve terroriste në këto vende.