OKB: Ksenofobia dhe racizmi kanë shënuar rritje
https://parstoday.ir/sq/news/world-i86052-okb_ksenofobia_dhe_racizmi_kanë_shënuar_rritje
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka dënuar rritjen e jashtëzakonshme të “ksenofobisë, racizmit dhe jotolerencës” duke thënë se të drejtat e njeriut në botë kanë shënuar rënie.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 26, 2019 16:25 Europe/Tirane
  • OKB: Ksenofobia dhe racizmi kanë shënuar rritje

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka dënuar rritjen e jashtëzakonshme të “ksenofobisë, racizmit dhe jotolerencës” duke thënë se të drejtat e njeriut në botë kanë shënuar rënie.

Guterres e hapi takimin e Këshillit të të Drejtave të Njeriut të OKB-së, duke paralajmëruar se në shënjestër janë kryesisht gazetarët dhe aktivistët. Ai deklaroi se është i shqetësuar me pabarazinë ekonomike si dhë tërhoqi vërejtjen për keqpërdorimin e mundshëm të të dhënave që mbledhin kompanitë e teknologjisë përmes identifikimit të tipareve të fytyrës. Kohë më parë Kreu i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, tha se kundërshtarët e globalizmit nuk duhet të cilësohen “nacionalistë dhe populistë, apo çfarëdo tjetër”, por duhet treguar atyre se ende ekziston përkujdesje. Sekretari i Përgjithshëm, vlerësoi se pasiguria në lidhje me humbjen e vendeve të punës dhe të jetesës kërkon më shumë vëmendje. “Për shumë vite, organizatat ndërkombëtare dhe institucionet politike i kanë anashkaluar këta njerëz”, tha Guterres.