Sulme kibernetika ndaj Rusisë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i86100-sulme_kibernetika_ndaj_rusisë
Zëdhënësi i presidentit të Rusisë ka njoftuar për kryerjen e sulmeve kibernetike ndaj institucioneve të qeverisë së këtij vendi dhe Kremlinit.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shkurt 28, 2019 13:11 Europe/Tirane
  • Sulme kibernetika ndaj Rusisë

Zëdhënësi i presidentit të Rusisë ka njoftuar për kryerjen e sulmeve kibernetike ndaj institucioneve të qeverisë së këtij vendi dhe Kremlinit.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Dmitry Peskov, zëdhënësi i presidentit të Rusisë, të mërkurën deklaroi se faqja e Kremlinit në Internet shumë herë është përballur me sulme kibernetike nga Evropa dhe Amerika Veriore.

Peskov në lidhje me këtë se Amerika mund ta ndërpresë internetin e Rusisë, ka thënë se me siguri që Amerika ka këtë mundësi sepse interneti global është në dispozicion të disa kompanive.

Zëdhënësi i Kremlinit gjithashtu tha se duke marrë parasysh këto kërcënime, një projektligj është duke u shqyrtuar në Parlamentin e Rusisë për të krijuar internetin e pavarur.

Peskov duke thënë se për t’u përballur me veprime të tilla të paligjshme, duhet të kemi gatishmërinë e duhur, shtoi se autoritetet e Rusisë edhe më parë kanë paraqitur çështjen e sulmeve kibernetike nga Amerika ndaj Rusisë.