Trump vazhdon pretendimet për çlirimin e rajoneve të pushtuara nga ISIS
https://parstoday.ir/sq/news/world-i86129-trump_vazhdon_pretendimet_për_çlirimin_e_rajoneve_të_pushtuara_nga_isis
Presidenti i Amerikë në një pretendim të ri ka thënë se forcat ushtarake të vendit të tij kanë marrë nën kontroll të gjitha rajonet e pushtuara nga grupi terrorist ISIS.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Mars 01, 2019 10:45 Europe/Tirane
  • Trump vazhdon pretendimet për çlirimin e rajoneve të pushtuara nga ISIS

Presidenti i Amerikë në një pretendim të ri ka thënë se forcat ushtarake të vendit të tij kanë marrë nën kontroll të gjitha rajonet e pushtuara nga grupi terrorist ISIS.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Donald Trump, presidenti i SHBA, të enjten në mbrëmje në një deklaratë kontradiktore me vlerësimin e forcave demokratike të Sirisë, pretendoi se forcat amerikane kanë marrë nën kontroll 100 % të territoreve të pushtuara nga grupi terrorist ISIS..

Trump duke folur para forcave amerikane në një bazë ushtarake në Alaskë, tha: “Ne kemi rimarrë të gjitha rajonet. Më parë dëgjonit se kemi rimarr 90% të rajoneve të kontrolluar nga ISIS, kemi rimarrë 92%. Tani kemi marrë nën kontroll 100% të atyre rajoneve”.

Agjencia e lajmeve Reuters njoftoi se Trump që nga koha kur në dhjetor të vitit 2018 deklaroi vendimin e tij për largimin e forcave ushtarake të Amerikës nga Siria, gjithnjë është munduar që t’i bindë të tjerët se ISIS më nuk kontrollon asnjë rajon në Siri me qëllim që të ketë një arsyetim të duhur për vendimin e vet.

Kjo është në kohën kur të enjten në mëngjes Madhlum Kubani, një komandant i forcave demokratike të Sirisë (SDF), me anë të një mesazhi të publikuar në Twitter, ka thënë se pas një jave do ta deklarojnë fitoren e plotë kundër grupit terrorist ISIS.