Përfaqësuesi i Gjermanisë në OKB: Marrëveshja bërthamore është akoma gjallë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i86148-përfaqësuesi_i_gjermanisë_në_okb_marrëveshja_bërthamore_është_akoma_gjallë
Përfaqësuesi i përhershëm i Gjermanisë në OKB ditën e premte është shprehur se marrëveshja bërthamore vazhdon të jetë gjallë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 02, 2019 05:05 Europe/Tirane
  • Përfaqësuesi i Gjermanisë në OKB: Marrëveshja bërthamore është akoma gjallë

Përfaqësuesi i përhershëm i Gjermanisë në OKB ditën e premte është shprehur se marrëveshja bërthamore vazhdon të jetë gjallë.

Cristof Heusgen, në një konferencë të përbashkët shtypi me homologun e tij francez, takim që kishte për qëllim analizimin e kryesisë së Gjermanisë dhe Francës në KS të OKB gjatë muajve mars dhe prill, deklaroi se palët nënshkruese të marrëveshjes bërthamore duan ta ruajnë këtë marrëveshje. Federika Mogherini, shefe e politikës së jashtme të BE më 15 shkurt në konferencën e sigurisë në Munih deklaroi se Evropa me gjithë presionet do të vazhdojë të zbatojë në formë të plotë marrëveshjen bërthamore. Muajt e fundit dhe sidomos pas daljes së Amerikës nga marrëveshja bërthamore, Irani dhe Evropa kanë nisur bisedimet për mënyrën e ruajtjes së marrëveshjes bërthamore dhe për shkëmbimet tregtare të cilat prej 31 majit sipas deklaratës së nxjerrë nga BE do të mundësohen me anë të sistemit INSTEX.