Mbështetja për opozitën e Venezuelës vazhdon
(last modified Sun, 03 Mar 2019 08:39:50 GMT )
Mars 03, 2019 09:39 Europe/Tirane
  • Mbështetja për opozitën e Venezuelës vazhdon

Federika Mogherini shefe e politikë së jashtme të BE me anë të një deklarate ka shprehur mbështetjen për Juan Guaido, kreu i opozitës në Venezuelë.

Mogherini në këtë deklaratë ka kërkuar garantimin e sigurisë dhe lirisë së Guaido dhe ka pretenduar se çdo veprim kundër liderit të opozitës do të dënohet nga Bashkësia Ndërkombëtare. Mbështetja e BE ka ndjekur mbështetjen e Amerikës për opozitën në Venezuelë. Shtetet e Bashkuara kanë sanksionuar gjashtë zyrtarë të sigurisë së Venezuelës, të akuzuar për pengim të hyrjes së ndihmave në këtë shtet, derisa Karakasi ka njoftuar për transferimin e selisë së kompanisë shtetërore të naftës nga Portugalia në Rusi. Departamenti amerikan i Thesarit ka thënë se gjashtë zyrtarët, duke përfshirë pjesëtarë të Gardës Kombëtare dhe policisë, janë të lidhur me presidentin e kontestuar, Nicolas Maduro. “Ky hap shënjestrën gjashtë zyrtarë të sigurisë, të cilët kontrollojnë shumë grupe që kanë parandaluar hyrjen e ndihmave humanitare në Venezuelë, duke përkeqësuar krizën humanitare, që ka lënë miliona njerëz të uritur në Venezuelë dhe pa qasje në kujdes mjekësor, nën regjimin e Maduros” është thënë në deklaratën e këtij Departamenti.

Tags