Kufoma e gazetarit Khashoggi është djegur në konsullatë
(last modified Mon, 04 Mar 2019 06:54:16 GMT )
Mars 04, 2019 07:54 Europe/Tirane
  • Kufoma e gazetarit Khashoggi është djegur në konsullatë

Hetimet e kryera nga autoritetet turke mbi mënyrën e vrasjes së  gazetarit Jamal Khashoggi, kanë arritur në përfundimin se kufoma e gazetarit të vrarë është djegur në kaldajën e konsullatës së Arabisë Saudite në Stamboll.

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia Al Jazeera e lajmeve sipas të cilës, thuhet se megjithëse konsullata e Arabisë Saudite është lyer me bojë, në muret e saj gjenden akoma shenja të gjakut të gazetarit Khashoggi. Projektuesi i kaldajës ka thënë se kjo kaldajë është bërë me porosi të veçantë nga Muhamed Bejati kryekonsulli i Arabisë saudite në Stamboll. Sipas tij kaldaja ka një fuqi të madhe prej 1 mijë gradësh dhe mund të shkrijë edhe hekurin. Po ashtu theksohet se kjo është një furrë, temperatura e së cilës mund të arrijë temperatura të larta deri në 1.000 gradë Celsius, në të cilin mund të shkatërrohen të gjitha gjurmët e mundshme të ADN-së. Po ashtu raporti nënvizon se në mesin e 15 personave, të cilët në ditën e vrasjes së Khashoggit mbërritën nga Arabia Saudite në Konsullatën në Stamboll ishte edhe eksperti 47-vjeçar i Ministrisë së Arabisë Saudite të mjekësisë forenzike, Salah Mohammed A. Tubaigy. Ky është një ekspert i cili titullin e doktorit të shkencave e mori duke mbrojtur tezën për analizën e ADN-së në mostrat e indeve të eshtrave. Gjithashtu theksohet se eksperti në fjalë ishte i aftë të kontrollojë nëse kanë ngelur gjurmë të ADN-së pas vrasjes së gazetarit Khashoggi, trupi i të cilit pasi që u vra, u copëtua dhe u dogj. Raporti i policisë turke potencon se ekipi 15-anëtarësh i vrasësve të Khashoggit, pas vrasjes brutale nga një restorant i njohur i Stambollit porositi 32 racione mishi të papjekur në Konsullatën saudite.

 

 

Tags