Putin urdhëron pezullimin e Traktatit INF
https://parstoday.ir/sq/news/world-i86216-putin_urdhëron_pezullimin_e_traktatit_inf
Presidenti rus Vladimir Putin ka nënshkruar një dekret për pezullimin e pjesëmarrjes së Rusisë në Traktatin e Forcave Strategjike Bërthamore (INF), njoftoi të hënën shërbimi i shtypit i Kremlinit.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Mars 04, 2019 20:10 Europe/Tirane
  • Putin urdhëron pezullimin e Traktatit INF

Presidenti rus Vladimir Putin ka nënshkruar një dekret për pezullimin e pjesëmarrjes së Rusisë në Traktatin e Forcave Strategjike Bërthamore (INF), njoftoi të hënën shërbimi i shtypit i Kremlinit.

"Unë urdhëroj ... të pezullohet zbatimi i Traktatit midis Bashkimit të Republikave Socialiste Sovjetike dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për eliminimin e raketave të tyre me rreze të mesme dhe të shkurtër veprimi nga 8 dhjetori 1987, derisa Shtetet e Bashkuara të korrigjojnë shkeljet e angazhimeve të tyre nën Traktatin në fjalë ose deri në përfundimin e saj ", thuhet në dekretin e Putinit. Më parë, Presidenti rus Vladimir Putin theksoi se të gjitha propozimet e mëparshme të Rusisë mbeten në tryezë. Megjithatë, ai i udhëzoi autoritetet e vendit që të mos fillonin bisedime të reja me Uashingtonin lidhur me këtë çështje. Traktati ndalon të gjitha raketat e nisura nga toka, konvencionale ose bërthamore, me rreze prej 310 deri në 3,400 milje.