Macron bën thirrje për një Rilindje në Evropë
Presidenti francez Emanuel Macron bëri thirrje për një "Rilindje Europiane" duke botuar një shënim në gazetat e 28 Shteteve Anëtare të BE dhe zbuloi detajet e planit të tij për reformën në Evropë .
Në një editorial të botuar në një nga gazetat e 28 vendeve anëtare të Bashkimit Europian, presidenti francez, Emanuel Macron, i cilësoi zgjedhjet e majit një pikë kthese vendimtare, duke bërë thirrje për një Evropë të re dhe një Rilindje Evropiane. Një numër sugjerimesh të Macron, të tilla si të ashtuquajturat reforma themelore në Bashkimin Evropian, kanë për qëllim mbrojtjen dhe mbështetjen e qytetarëve evropianë, ndërsa në të njëjtën kohë motivojnë Bashkimin Evropian të jetë më aktivë në konkurrencën globale. Sipas Emanuel Macron, deri më tani situata evropiane nuk ka qenë kaq kritike që nga Lufta e Dytë Botërore dhe Evropa nuk ka qenë në një rrezik kaq të lartë. Krijimi i një institucioni në Evropë për të mbrojtur demokracinë, rishikimin e sistemit Shengen, krijimin e një police të përbashkët kufitare dhe një zyre të përbashkët të azilit në Bashkimin Evropian janë ndër sugjerimet e Presidentit francez. Në të njëjtën kohë, këto propozime shoqërohen me tensionet në rritje në Perëndim, në veçanti ndjekja e politikës që Presidenti i SHBA Donald Tramp e quajti "Amerika e Parë", çështja e tërheqjes së Londrës nga Bashkimi Europian dhe rritja e kërcënimeve nga Kina dhe Rusia të cilat janë shtuar.