Trump i quan mashtrime hetimet e përfaqësuesve të Kongresit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i86232-trump_i_quan_mashtrime_hetimet_e_përfaqësuesve_të_kongresit
Fillimi i hetimeve nga Komiteti për Çështje Gjyqësore të Dhomës së Përfaqësuesve të Amerikës në lidhje me shkeljet dhe korrupsionin e Donald Trump, presidentit të Amerikës, janë përballur me reagime të zëdhënëses së Shtëpisë së Bardhë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 05, 2019 11:50 Europe/Tirane
  • Trump i quan mashtrime hetimet e përfaqësuesve të Kongresit

Fillimi i hetimeve nga Komiteti për Çështje Gjyqësore të Dhomës së Përfaqësuesve të Amerikës në lidhje me shkeljet dhe korrupsionin e Donald Trump, presidentit të Amerikës, janë përballur me reagime të zëdhënëses së Shtëpisë së Bardhë.

Shtëpia e Bardhë i kritikoi fuqishëm demokratët e Dhomës së Përfaqësuesve për nisjen e, siç tha, hetimeve “të turpshme” për pengimin e dyshuar të drejtësisë dhe për shpërdorim të dyshuar të pushtetit nga ana e disa aleatëve më të afërt të presidentit Donald Trump.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders, tha se demokratët “po i bien në qafë” Trumpit.

Komentet vijnë pasi Komiteti për Drejtësi i Dhomës së Përfaqësuesve, e cila kontrollohet nga demokratët, u dërgoi letra të hënën 81 individëve dhe entiteteve, në kuadër të një hetimi të gjerë të lidhjeve të mundshme të Shtëpisë së Bardhë me Rusinë.

Trump i hodhi poshtë hetimet e Nadlerit, duke i cilësuar si “mashtrim politik”, por tha se “do të bashkëpunojë gjatë gjithë kohës me secilin”.

Demokratët, të cilët kanë marrë kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve në janar, janë zotuar se do të hapin hetime ndaj presidentit dhe Shtëpisë së Bardhë.

Më shumë se pesë komitete të Dhomës së Përfaqësuesve po i hetojnë aktualisht përpjekjet e pretenduara të Rusisë për të ndërhyrë në fushatën zgjedhore të vitit 2016 në SHBA, kthimet tatimore të presidentit dhe konfliktet e mundshme të interesit që përfshijnë familjen Trump.