Gjermania dhe Belgjika mirëpresin programin e Francës për "Renesancë Evropiane"
https://parstoday.ir/sq/news/world-i86237-gjermania_dhe_belgjika_mirëpresin_programin_e_francës_për_renesancë_evropiane
Ministrja e Drejtësisë së Gjermanisë ka publikuar një mesazh në rrjetet sociale dhe ka mirëpritur programin e presidentit të Francës për reforma evropiane.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 05, 2019 12:47 Europe/Tirane
  • Gjermania dhe Belgjika mirëpresin programin e Francës për

Ministrja e Drejtësisë së Gjermanisë ka publikuar një mesazh në rrjetet sociale dhe ka mirëpritur programin e presidentit të Francës për reforma evropiane.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Katarina Barley, ministrja e drejtësisë së Gjermanisë, sot ka mirëpritur programin e reformave të propozuara nga Emmanuel Macron, presidenti i Francës.

Agjencia e lajmeve Reuters njoftoi se Katarina Barley duke vlerësuar programin e Macron të quajtur "Renesanca Evropiane", ka thënë se Evropa ka nevojë për unitet dhe duhet të forcohet edhe më shumë.

Ajo në një mesazh të publikuar në Twitter, ka shkruar: "I dashur Emmanuel Macron, të falënderojmë për iniciativën që keni marrë. Ne evropianët duhet të qëndrojmë përkrah njëri-tjetrit dhe me ndihmën e njëri-tjetrit ta bëjmë Evropën edhe më të fuqishme".  

Edhe qeveria e Belgjikës të martën ka mirëpritur propozimin e presidentit të Francës për zbatimin e reformave evropiane.