Paralajmërimi i Francës për rritjen e nacionalizmit në Evropë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i86243-paralajmërimi_i_francës_për_rritjen_e_nacionalizmit_në_evropë
Nuk mund të lejojmë që nacionalistët të shfrytëzojnë zemërimin publik. Dua një projekt ambicioz që lejon njerëzit të marrin kontrollin e vërtetë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 05, 2019 15:26 Europe/Tirane
  • Paralajmërimi i Francës për rritjen e nacionalizmit në Evropë

Nuk mund të lejojmë që nacionalistët të shfrytëzojnë zemërimin publik. Dua një projekt ambicioz që lejon njerëzit të marrin kontrollin e vërtetë.

Qytetarë të Evropës, nëse po marr nismën t’u adresohem drejtpërdrejt, nuk është vetëm në emër të historisë dhe vlerave që na bashkojnë, por sepse koha është thelbësore. Pas pak javësh, zgjedhjet evropiane do të jenë vendimtare për të ardhmen e kontinentit tonë. Që nga Lufta e Dytë Botërore Evropa kurrë nuk ka qenë aq thelbësore. Megjithatë, nuk ka qenë kurrë në një rrezik të tillë. Brexit qëndron si simbol i kësaj. Ai simbolizon krizën e një Evrope që nuk ka arritur t’i përgjigjet nevojës së popullit për t’u mbrojtur nga goditjet e mëdha të botës moderne. Ai gjithashtu simbolizon kurthin evropian. Kurthi nuk qëndron në të qenit pjesë e Bashkimit Evropian; kurthi është te një gënjeshtër dhe papërgjegjshmëria që mund ta shkatërrojë atë. Kush i tha popullit britanik të vërtetën për të ardhmen pas Brexit? Kush u foli atyre për humbjen e aksesit në tregun e BE? Kush i përmendi rreziqet për paqen në Irlandë për rivendosjen e kufirit? Kalimi në nacionalizëm nuk ofron asgjë; është refuzim pa një alternativë. Dhe ky është kurthi që kërcënon të gjithë Evropën: shton zemërim, mbështetur nga lajme të rreme, që premtojnë asgjë dhe çdo gjë. Ne duhet të qëndrojmë të fortë, krenarë dhe të kthjellët, përballë këtij manipulimi dhe së pari të themi se çfarë në të vërtetë është Evropa. Është një sukses historik: pajtimi i një kontinenti të shkatërruar është një projekt i pashembullt i paqes, prosperitetit dhe lirisë. Le të mos e harrojmë kurrë këtë. Dhe ky projekt vazhdon të na mbrojë sot. Cili vend mund të veprojë më vete përballë strategjive agresive nga fuqitë kryesore? Kush mund të pretendojë të jetë sovran, vetë, përballë gjigantëve dixhitalë? Si do t’i rezistojmë krizave të kapitalizmit financiar pa euron, që është forcë për të gjithë BE-në? Pjesë e Evropës janë  gjithashtu ato mijëra projekte të përditshme që kanë ndryshuar fytyrën e rajoneve tona: shkolla të rinovuara, rrugë të ndërtuara dhe interneti me shpejtësi të lartë. Kjo luftë është një angazhim i përditshëm, sepse Evropa, si paqja, nuk mund të merret kurrë si e mirëqenë. E ndjek atë pa u lodhur, në emër të Francës, në mënyrë që ta çoj Evropën përpara dhe të mbrojë modelin e saj. Ne kemi treguar se gjërat që u thanë ishin të paarritshme, krijimi i një aftësie mbrojtëse evropiane dhe mbrojtja e të drejtave sociale, ishin në fakt të mundshme. Ne duhet të bëjmë gjithnjë e më shumë, sepse ka një kurth tjetër: kurthi i status kuosë dhe heqja dorë. Të ballafaquar me krizat e mëdha në botë, shpesh qytetarët pyesin: “Ku është Evropa? Çfarë po bën Evropa?” Për ta ajo është bërë një treg pa shpirt. Megjithatë, Evropa nuk është thjesht një treg ekonomik. Është një projekt. Një treg është i dobishëm, por nuk harrohet nevoja për kufij për të mbrojtur dhe vlerat që bashkojnë. Nacionalistët janë të gabuar kur pretendojnë të mbrojnë identitetin tonë duke u tërhequr nga BE, sepse është qytetërimi evropian që na bashkon, na liron dhe na mbron. Por ata që nuk do të ndryshojnë asgjë, po ashtu janë të gabuar, sepse e mohojnë frikën e ndjerë nga populli ynë, dyshimet që dëmtojnë demokracitë tona. Ne jemi në një moment thelbësor për kontinentin tonë, një moment kur së bashku ne kemi nevojë për të ripërtëritur politikisht dhe kulturalisht formën e qytetërimit tonë në një botë në ndryshim. Tani është koha për një rilindje evropiane. andaj, duke i rezistuar tundimit të izolimit dhe ndarjes, unë propozoj që ta ndërtojmë këtë së bashku rreth tre ambicieve: liria, mbrojtja dhe përparimi.