Orban: BE mund të shpërbëhet
Kryeministri hungarez Viktor Orban tha se një shpërbërje e Bashkimit Evropian nuk mund të përjashtohej nëse një pjesë e bllokut përpiqet të impononte një politikë të emigracionit ndaj pjesës tjetër.
Viktor Orban tha se mund të ketë një rrezik të copëzimit brenda Bashkimit Evropian. "Evropa mund të vazhdojë të jetojë si klubi i kombeve të lira", tha Orban, duke shtuar se nëse Brukseli e detyron Hungarinë të pranojë paktin e Kombeve të Bashkuara për migracionin ose vendimet e Komisionit Europian "në mënyrë që ne t'u përshtatemi politikave të tyre kufizuese perëndimore ", nuk mund të përjashtohej një shpërbërje e BE. Orban ka kritikuar në mënyrë të përsëritur BE-në për presionet e saj për të hapur kufijtë e Hungarisë ndaj refugjatëve, duke thënë se asnjë vend nuk duhet të detyrohet të miratojë politikat e imponuara të imigracionit ose t'i përmbahet kuotave të vendosura nga Brukseli.