SHBA-të po e shtyjnë Berlinin drejt luftës
https://parstoday.ir/sq/news/world-i86333-shba_të_po_e_shtyjnë_berlinin_drejt_luftës
Duke cituar burime të nivelit të lartë të njohura me bisedimet SHBA-Gjermani në Konferencën e Sigurisë të Mynihut muajin e kaluar, agjensia e lajmeve Bloomberg zbuloi se nënpresidenti amerikan Mike Pence u përpoq të bindte Kancelaren gjermane Angela Merkel që të provokonte direkt Rusinë duke dërguar luftanije gjermane në ngushticën Kerç.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 08, 2019 17:00 Europe/Tirane
  • SHBA-të po e shtyjnë Berlinin drejt luftës

Duke cituar burime të nivelit të lartë të njohura me bisedimet SHBA-Gjermani në Konferencën e Sigurisë të Mynihut muajin e kaluar, agjensia e lajmeve Bloomberg zbuloi se nënpresidenti amerikan Mike Pence u përpoq të bindte Kancelaren gjermane Angela Merkel që të provokonte direkt Rusinë duke dërguar luftanije gjermane në ngushticën Kerç.

Merkel nuk i ka aprovuar akte të tilla, duke i hedhur poshtë ato si "një manovër detare në brendësi të Rusisë, që synonte të provokonte presidentin rus Vladimir Putin". Sipas burimeve, Merkel i ka rezistuar presionit të Pence, duke cituar rezervat e shprehura nga Presidenti ukrainas Petro Poroshenko, i cili e konsideronte këtë akt si "të pamjaftueshëm" për të siguruar që Rusia të hapte ngushticën Kerç. Plani i Pence ishte t'i "tregonte Putinit se fuqitë perëndimore nuk do të heqin dorë nga qasja e tyre në këto ujëra". Është interesante të theksohet se pozicioni i Merkel duket se nuk mbështetet në një vullnet parimor për të promovuar paqen ose për të parandaluar provokime të panevojshme që potencialisht mund të shkaktojnë një luftë rajonale midis Ukrainës dhe Rusisë dhe aleatëve perëndimorë. Është interesante të theksohet se pozicioni i Merkel duket se nuk mbështetet në një vullnet parimor për të promovuar paqen ose për të parandaluar provokime të panevojshme që potencialisht mund të shkaktojnë një luftë rajonale midis Ukrainës dhe Rusisë dhe aleatëve perëndimorë. Duket se qëndrimi i Merkel në thelb bazohet në "pamjaftueshmërinë" e masës së propozuar nga Pence kundër Moskës. Hezitimi i Gjermanisë dhe BE-së për t'u angazhuar në konflikt me Moskën për kontrollin e ngushticës Kerç, tregon se ndikimi i Ukrainës në vendet evropiane është shumë i kufizuar. Gjatë dy muajve të fundit, anijet ushtarake britanike dhe amerikane kanë hyrë në Detin e Zi në jug të ngushticës Kerç, por asnjë shtet tjetër nuk është afruar në këtë zonë që nga incidenti i nëntorit 2018, i cili rrezikoi të tërheqë Rusinë dhe Ukrainën në një konflikt të drejtpërdrejtë që mund të implikonte edhe aleatët perëndimorë të Kievit. "Sinqerisht, ata nuk na duan në Detin e Zi", tha gjenerali Curtis Scaparrotti, komandanti suprem i NATO-s për Evropën, përpara Komitetit të Forcave të Armatosura të Senatit amerikan. "Edhe pse Shtetet e Bashkuara ruajnë një epërsi globale ushtarake mbi Rusinë, aftësitë në zhvillim të Rusisë kërcënojnë të minojnë përparësitë tona konkurruese ushtarake," tha ai. Kështu, siç pranon komandanti suprem i forcave aleate në Evropë, as trupat amerikane, as aleatët evropianë të Amerikës, si Gjermania dhe Franca, nuk janë të gatshëm të angazhohen në një konfrontim të madh me Moskën në oborrin e shtëpisë së saj, ndërkohë që duket sikur nënpresidenti amerikan është i gatshëm ta bëjë këtë duke implikuar edhe Gjermaninë.