Koreja Veriore përgatitet për testim të raketave të reja
https://parstoday.ir/sq/news/world-i86347-koreja_veriore_përgatitet_për_testim_të_raketave_të_reja
Imazhet satelitore të një objekti afër Phenianit sugjerojnë se Koreja e Veriut po përgatitet të nisë një raketë ose një satelit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 09, 2019 11:24 Europe/Tirane
  • Koreja Veriore përgatitet për testim të raketave të reja

Imazhet satelitore të një objekti afër Phenianit sugjerojnë se Koreja e Veriut po përgatitet të nisë një raketë ose një satelit.

Pamjet dëshmojnë për rritje të aktivitetit rreth Sanumdong, me mjete dhe njerëz që shihen në vendin ku Koreja e Veriut mblodhi shumicën e raketave balistike.

Ky lajm vjen vetëm pak ditë pas njoftimit se vendi i nisjes së raketave të Koresë së Veriut në Sohae ishte rindërtuar.

Puna për të çmontuar Sohae filloi vitin e kaluar, por u ndalua pasi bisedimet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës u zvarritën.

Të premten, presidenti i SHBA-ve, Donald Trump tha se do të ishte i zhgënjyer nëse Koreja e Veriut do të rifillonte testimin e armëve.

“Do të isha i habitur në një mënyrë negative nëse Kim do të bënte ndonjë gjë, por do të shohim se çfarë do të ndodhë", tha ai.