Italia kërkon nga BE të heqë sanksionet kundër Rusisë
(last modified 2019-03-09T19:11:19+00:00 )
Mars 09, 2019 20:11 Europe/Tirane
  • Italia kërkon nga BE të heqë sanksionet kundër Rusisë

Kryeministri italian ka kërkuar heqjen e sanksioneve evropiane kundër Rusisë, si një masë për të mbrojtur interesat kombëtar të vendit të tij.

Xhuzepe Konte, e ka cilësuar të domosdoshme përmirësimin e marrëdhënieve mes Evropës dhe Rusisë dhe theksoi se Roma vazhdon përpjekjet e saj për të hequr sanksionet e BE kundër Rusisë. Përpjekjet e Italisë dhe të vendeve të tjera evropiane për heqjen e sanksioneve kundër Rusisë nuk do të japin rezultat të shpejtë mirëpo shpresohet tek ulja e tensioneve dhe shtimi i dialogut ka thënë në fjalën e tij kryeministri italian. Në një fjalim të tij në parlamentin italian, kryeministri Konte kë thënë: Roma kërkon miratimin e ligjeve të cilat pengojnë rinovimin automatik të sanksioneve kundër Rusisë. BE duke e akuzuar Rusinë për ndërhyrje në konfliktin në lindje të Ukrainës, ka vendosur kundër Moskës sanksione ekonomike dhe financiare që prej vitit 2014 gjë e cila është pasur me masa reciproke nga ana e Rusisë.

 

 

Tags