Turqia dëbon tre gazetarë gjermanë
(last modified Sun, 10 Mar 2019 18:12:39 GMT )
Mars 10, 2019 19:12 Europe/Tirane
  • Turqia dëbon tre gazetarë gjermanë

Turqia u dha 10 ditë kohë tre gazetarëve gjermanë për t’u larguar nga vendi dhe kjo është hera e parë që Turqia ka refuzuar zyrtarisht akreditimin e gazetarëve të huaj.

Ky vendim ka rigjallëruar shqetësime rreth ndalimit të lirisë së shtypit në Turqi. Thomas Seibert, gazetar i Tagesspiegel, Jörg Brase, shefi i zyrës së ZDF dhe Halil Gülbeyaz, gazetar i TV NDR janë tre gazetarët e arrestuar e të dëbuar. Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Heiko Maas, ka kundërshtuar vendimin e Turqisë për të dëbuar tre gazetarë gjermanë. Maas tha se vendimi është i papranueshëm. “Pa një shtyp kritik nuk ka demokraci. Ne do të vazhdojmë fushatën që gazetarët të jenë në gjendje të punojnë pa kufizime në Turqi dhe në vende tjera”, i tha Mass gazetës Tagesspiegel.

 

Tags