Erdogan: SHBA e zemëruar nga pavarësia e Turqisë
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan deklaroi se Shtetet e Bashkuara po i bëjnë presion Turqisë të anulojë një marrëveshje armësh me Rusinë, sepse Uashingtoni është i zemëruar nga pavarësia e Ankarasë.
"Çështja nuk ka të bëjë me sistemin rus të mbrojtjes S-400. Ky presion është për shkak se Turqia vepron me vullnetin e vet lidhur me zhvillimet rajonale, veçanërisht në Siri", tha të shtunën Presidenti Erdogan në qytetin juglindor Dijarbakir. Një ditë para fjalimit të Erdogan, Departamenti Amerikan i Mbrojtjes paralajmëroi Turqinë për "pasoja të rënda" në qoftë se merr pajisje ushtarake ruse. Erdogan, megjithatë, tha: "Gjithkush e di se kjo çështje nuk ka të bëjë fare me NATO-n dhe projektin e avionit F-35, as me sigurinë e SHBA".