Merkel dëshiron aeroplanmbajtësen evropiane
https://parstoday.ir/sq/news/world-i86432-merkel_dëshiron_aeroplanmbajtësen_evropiane
Gjermania dhe Franca tashmë po ndërtojnë një avion të përbashkët dhe një sistem luftimi, duke ftuar shtetet e tjera evropiane për t'u bashkuar në këto projekte, pasi Angela Merkel dhe Emmanuel Macron po shtyjnë përpara idenë e krijimit të një ushtrie pan-evropiane.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Mars 12, 2019 20:24 Europe/Tirane
  • Merkel dëshiron aeroplanmbajtësen evropiane

Gjermania dhe Franca tashmë po ndërtojnë një avion të përbashkët dhe një sistem luftimi, duke ftuar shtetet e tjera evropiane për t'u bashkuar në këto projekte, pasi Angela Merkel dhe Emmanuel Macron po shtyjnë përpara idenë e krijimit të një ushtrie pan-evropiane.

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka mbështetur një ide të ngritur kohët e fundit nga pasardhësja e saj si udhëheqëse e Bashkimit Kristian Demokratik, Annegret Kramp-Karrenbauer, e cila propozoi krijimin e një aeroplanmbajtëse evropiane në një fjalim që përshkruante vizionin e saj për të ardhmen e Evropës. "Hapi tjetër mund të jetë fillimi i projektit simbolik të ndërtimit të një aeroplanmbajtëse të përbashkët evropiane për të shprehur rolin global të BE-së si një fuqi që garanton siguri dhe paqe", tha Kramp-Karrenbauer. Kryetarja aktuale e qeverisë gjermane tha se "është e drejtë dhe e mirë që ne kemi pajisje të tilla në anën evropiane dhe jam e lumtur të punoj në këtë drejtim". Megjithatë, Merkel gjithashtu shtoi se BE "duhet të bëjë gjëra të tjera si prioritet".