Erdogan: Netanjahu 'tiran' dhe 'hajdut'
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu janë angazhuar në një luftë verbale të pafundme, kryesisht të shkaktuar nga përleshjet vdekjeprurëse në Rripin e Gazës pas zhvendosjes së ambasadës së SHBA në Jerusalem.
Duke folur në një tubim të fushatës zgjedhore të mërkurën, Presidenti Rexhep Tajip Erdogan ka dhënë një goditje tjetër për kryeministrin izraelit, duke iu referuar Benjamin Netanjahut, i cili po përballet me akuzat për korrupsion, si "hajduti që udhëheq Izraelin". Presidenti turk, më tej e cilësoi Netanjahun si një "tiran që masakron fëmijët 7-vjeçarë palestinezë". Presidenti turk tërhoqi gjithashtu paralele midis veprimeve të Izraelit dhe persekutimit nazist të hebrenjve, duke e quajtur Netanjahun si "kryeministër i një shteti të aparteidit", i cili ka "gjakun e palestinezëve në duart e tij".