Ngrihen tonet mes Moskës dhe Uashingtonit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i86463-ngrihen_tonet_mes_moskës_dhe_uashingtonit
Ministria e jashtme ruse i ka përshkruar sanksionet e SHBA kundër kompanisë Rosneft si "të parëndësishme".
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 14, 2019 04:34 Europe/Tirane
  • Ngrihen tonet mes Moskës dhe Uashingtonit

Ministria e jashtme ruse i ka përshkruar sanksionet e SHBA kundër kompanisë Rosneft si "të parëndësishme".

Ministria e Jashtme ruse ka denoncuar të mërkurën (13 mars) sanksionet e reja amerikane kundër një banke ruso-venezueliane dhe kërcënimet e bëra nga Uashingtoni kundër gjigantit rus të naftës Rosneft për bashkëpunimin me Venezuelën. Ministria e Jashtme ruse tha se sanksionet e vendosura jashtë kuadrit të Këshillit të Sigurimit të OKB nuk mund të konsideroheshin të ligjshme. "Duke ndaluar operacionet me dollar, Uashingtoni po minon besimin në dollarin amerikan si një mjet ndërkombëtar pagese dhe gjithnjë e më shumë po e bind komunitetin ndërkombëtar për pasigurinë e dollarit dhe po e detyron atë të heqë dorë nga përdorimi i tij", tha deklarata e MPJ të Rusisë. Të hënën, më 11 mars, shefi i DASH, Mike Pompeo akuzoi Rosneft për vazhdimin e blerjes së naftës nga kompania shtetërore e naftës e Venezuelës Petroleos de Venezuela S.A. (PDVSA), në kundërshtim me sanksionet amerikane.