Macron: Marrëveshja e Brexit nuk është e negociueshme
https://parstoday.ir/sq/news/world-i86468-macron_marrëveshja_e_brexit_nuk_është_e_negociueshme
Presidenti francez, Emmanuel Macron rikujtoi sot se marrëveshja mbi largimin e arritur mes Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Evropian për Brexit nuk është e negociueshme dhe ftoi drejtuesit britanikë që të dalin nga kriza.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 14, 2019 08:44 Europe/Tirane
  • Macron: Marrëveshja e Brexit nuk është e negociueshme

Presidenti francez, Emmanuel Macron rikujtoi sot se marrëveshja mbi largimin e arritur mes Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Evropian për Brexit nuk është e negociueshme dhe ftoi drejtuesit britanikë që të dalin nga kriza.

Situata është e thjeshtë, marrëveshja e largimit nuk është e negociueshme”, deklaroi shefi francez i shtetit gjatë një konference për shtyp në krahë të homologut të tij kenian, Uhuru Kenyatta  në Nairobi ku ndodhet për një vizitë zyrtare, shkruan TASH.

Deklaratat e presidentit francez erdhën një ditë pas kundërshtimit për herë të dytë nga Parlamenti britanik të marrëveshjes së arritur mes Londrës dhe Brukselit në lidhje me Brexit.