Uashingtoni vazhdon kërcënimet kundër Gjykatës Ndërkombëtare Penale
Sekretari amerikan i shtetit përsëri ka kërcënuar Gjykatën Ndërkombëtare Penale.
Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Mike Pompeo, shefi i DASH, të premten ka kërcënuar se Uashingtoni do të marrë masa ndëshkuese kundër Gjykatës Ndërkombëtare Penale dhe do t'i privojë nga marrja e vizës amerikane të gjithë personat e përfshirë në hetimet e mundshme kundër trupave ushtarake amerikane në luftën e Afganistanit ose në vendet e tjera.
Pompeo nuk ka dhënë detaje se cilët persona dhe sa prej tyre janë përfshirë në këto masa ndëshkuese të Amerikës.
Në fillim të nëntorit të vitit 2018, Fatou Bensouda, prokurorja e përgjithshme e Gjykatës Ndërkombëtare Penale, ka deklaruar se do të kërkojë nga gjykatësit e këtij institucioni të drejtësisë që të hetojnë rastet e mundshme të krimeve të luftës të kryera nga forcat ushtarake të Amerikës në luftën e Afganistanit.