Jelekverdhët dhe policia përleshen në Paris në ditën e 'ultimatumit'
https://parstoday.ir/sq/news/world-i86528-jelekverdhët_dhe_policia_përleshen_në_paris_në_ditën_e_'ultimatumit'
Lëvizja protestuese e "jelekëve të verdhë" të Francës është rikthyer me një tubim të madh në Paris, i përshkruar nga organizatorët si një ultimatum për qeverinë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 16, 2019 16:43 Europe/Tirane
  • Jelekverdhët dhe policia përleshen në Paris në ditën e 'ultimatumit'

Lëvizja protestuese e "jelekëve të verdhë" të Francës është rikthyer me një tubim të madh në Paris, i përshkruar nga organizatorët si një ultimatum për qeverinë.

Protesta ishte një nga disa të planifikuara në kryeqytetin francez të shtunën, ku aktivistët francezë të klimës po planifikojnë gjithashtu një "marshim të shekullit". Mbi 5,000 policë u vendosën në rrugët e Parisit pasi organizatorët e protestave të së shtunës e paraqitën atë si një "ultimatum" ndaj Macron. Policia franceze përdori ujin me presion dhe gazin lotsjellës për të shpërndarë protestuesit që kishin ngritur barrikada përballë pallatit presidencial francez. Protestat e reja përkonin me fundin e dy muajve të debateve publike të thirrur nga Presidenti Emmanuel Macron për të reduktuar protestat. Shpresat e tij, megjithatë, morën një goditje serioze me protestat e reja. Mijëra njerëz janë arrestuar dhe të paktën dhjetë vetë janë vrarë që kur protestat filluan në nëntor 2018. Ndërkohë, qindra protestues të tjerë janë plagosur.