Mogherini thekson të drejtën e sovranitetit të Ukrainës mbi Krimenë
(last modified Tue, 19 Mar 2019 08:22:12 GMT )
Mars 19, 2019 09:22 Europe/Tirane
  • Mogherini thekson të drejtën e sovranitetit të Ukrainës mbi Krimenë

Kriza në Ukrainë ka nisur prej vitit 2014. Gjatë këtij viti rajoni i Krimesë shpalli pavarësinë dhe pas kësaj shpalli bashkimin me Rusinë. Ky vendim ngjallur reagimin negativ të perëndimit dhe sidomos të Amerikës dhe Evropës.

Evropianët që në fillim të krizës në Ukrainë kanë ndërhyrë në këtë vend duke kërkuar që në pushtet të vijë një qeveri pro-perëndimore. Pas zhvillimeve si ndarja e Krimesë dhe bashkimi i saj me Rusinë dhe lufta në lindje të Ukrainës, Evropa gjithmonë ka mbështetur qeverinë e Kievit përballë Rusisë. Në këtë kuadër qeveritë evropiane së bashku me Amerikën kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë që prej vitit 2014 për ta detyruar këtë vend që të dorëzojë Krimenë dhe të ndërpresë ndihmat për kundërshtarët në lindje të Ukrainës. Këto sanksione janë rinovuar për çdo vit. Sanksionet përfshijnë sanksionet ekonomike dhe financiare dhe nga ana e tjetër Rusia ka reaguar duke ulur nivelin e bashkëpunimit tregtar me BE. Në qëndrimin më të fundit të BE mbi Ukrainën, Federika Mogherini shefe e politikës së jashtme të BE ka nxjerrë një deklaratë mbi gadishullin e Krimesë. Në këtë deklaratë Mogherini thotë: Kur kanë kaluar 5 vjet nga aneksimi i jashtëligjshëm i republikës autonome të Krimesë dhe i qytetit Sevastopol nga federata e Rusisë, BE vazhdon të jetë i angazhuar në zotimet e tij mbi të drejtën e sovranitetit dhe tërësisë territoriale të Ukrainës. BE këtë veprim e cilëson shkelje të normave dhe dispozitave ndërkombëtare dhe duke mos e njohur zyrtarisht e dënon këtë veprim. Vendet e Bashkimit Europium kanë dhënë miratimin e tyre për zgjatjen e sanksioneve kundër Rusisë.Të gjithë shtetet anëtare e kanë kuptuar se kjo gjë është e paevitueshme. Udhëheqësit e BE-së synonin të arrinin një vendim politik mbi zgjatjen e sanksioneve me natyrë ekonomike ndaj Rusisë për një tjetër 6-mujorsh, pasi sanksionet aktuale të vendosura ndaj Moskës për shkak të ndërhyrjeve në Ukrainë skaduan më 31 janar. Ambasadori rus në Bashkimin Europian, tha më herët për “Itar-Tass” se BE-ja po zgjeron sanksionet për hir të ruajtjes së unitetit, i cili në vetvete është bërë një objektiv gjithashtu. “Së pari, disa vende të rëndësishme të BE-së kanë thënë se sanksionet ose duhen hequr fare, ose duhen lehtësuar, por menjëherë pas tyre, disa vende të vogla por të zhurmshme kërkuan që sanksionet të zgjateshin e madje të zgjeroheshin. Në këtë moment, presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk u ngrit si arbitër dhe tha: Uniteti ynë është në rrezik, kështu që le t’i lëmë kështu siç janë. A dëshiron dikush të votojë kundër?’. Me vendosjen e sanksioneve Evropa i është bashkuar Amerikës kundër Rusisë.

Tags