NATO provokon Rusinë në Gjeorgji
Mars 19, 2019 19:18 Europe/Tirane
Më 18 mars, NATO dhe Gjeorgjia filluan manovra të përbashkëta "komanduese" në Krtsanissi, të cilat do të përfundojnë më 29 mars.
Ata synojnë të "testojnë aftësitë komanduese dhe të kontrollit dhe ndërveprimin e forcave gjeorgjiane" me homologët e tyre të NATO-s, sipas Ministrisë gjeorgjiane të Mbrojtjes. Kjo manovër është një "hap i rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit ushtarak-politik midis NATO-s dhe Gjeorgjisë", tha Ministria e Mbrojtjes e Gjeorgjisë. Jo më pak se 21 vende janë të përfaqësuara në këtë manovër, përfshi edhe Shqipërinë. Dita e fillimit të kësaj manovre është e veçantë pasi që shënon 5 vjetorin e aneksimit të Krimesë nga Rusia.