Amerika shkurton buxhetin e kanaleve iraniane në SHBA
https://parstoday.ir/sq/news/world-i86623-amerika_shkurton_buxhetin_e_kanaleve_iraniane_në_shba
Projekt-buxheti i propozuar i qeverisë së Amerikës për Kongresin e Amerikës tregon shkurtimin e buxhetit të transmetimit persisht të mediave anti-iraniane si Zëri i Amerikës dhe Radio Farda.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 20, 2019 14:57 Europe/Tirane
  • Amerika shkurton buxhetin e kanaleve iraniane në SHBA

Projekt-buxheti i propozuar i qeverisë së Amerikës për Kongresin e Amerikës tregon shkurtimin e buxhetit të transmetimit persisht të mediave anti-iraniane si Zëri i Amerikës dhe Radio Farda.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se shqyrtimi i projekt-buxhetit të propozuar nga qeveria e Amerikës për Kongresin e këtij vendi tregon se Shtëpia e Bardhë synon të shkurtojë shpenzimet e qeverisë që ndan për transmetimin e programeve satelitore në gjuhën persishte jashtë kufijve të Amerikës.

Në kuadër të realizimit të këtij qëllim, Uashingtoni ka reduktuar në masë të madhe shumën e buxhetit të kërkuar për transmetimin në gjuhën persiane të programeve të dy mediave anti-iraniane “Zëri i Amerikës” dhe “Radio Farda” për vitin 2020.

Në dokumentin e tretë “Arsyetimi i buxhetit të kërkuar” të Agjencisë së Mediave Botërore të SHBA i cili edhe këtë vit është publikuar duke prezantuar projektligjin e qeverisë së Amerikës, edhe njëherë këto dy media janë quajtur mjete për të çuar përpara qëllime dhe interesat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në lidhje me Iranin dhe është theksuar rëndësia e tyre për Uashingtonin.

Pavarësisht kësaj, në tabelën e paraqitur në këtë dokument, është përcaktuar se Uashingtoni synon të shkurtojë në masë të konsiderueshme buxhetin e këtyre dy mediave ashtu si atë të mediave të tjera që financohen nga qeveria e Amerikës. Në bazë të kësaj, qeveria e Amerikës ka propozuar që buxheti vjetor i sektorit në persishte të Zërit të Amerikës të reduktohet me 6 milion dollarë dhe nga 17.7 milionë dollarë të reduktohet në 11.7 milion dollarë.

Në lidhje me median Radio Farda gjithashtu është një gjendje e ngjashme dhe qeveria e Amerikës ka vendosur që buxhetin mbi 14 milionë dollarë të kësaj media do të reduktohet në më pak se 5 milionë dollarë që do të thotë buxheti i kësaj medie do të jetë dy e treta e buxhetit të vitit 2019.

Mediat “Zëri i Amerikës” dhe “Radio Farda” si dy media që veprojnë nën mbikëqyrjen e Agjencisë së Mediave Botërore të SHBA, marrin buxhet vjetor nga qeveria e Amerikës dhe konsiderohen mjete të diplomacisë publike dhe propagandës mediale të Uashingtonit. Uashingtoni gjithashtu shfrytëzon edhe mediat e tij shtetërore jashtë vendit për të propaganduar kundër shteteve rivale dhe në raste të mundshme për të krijuar trazira në ato shtete.