Dy femra me hixhab sulmohen në Gjermani
https://parstoday.ir/sq/news/world-i86633-dy_femra_me_hixhab_sulmohen_në_gjermani
Dy femra myslimane të veshura me hixhab janë sulmuar dhe ofenduar nga persona të panjohur në Gjermani.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 21, 2019 07:07 Europe/Tirane
  • Dy femra me hixhab sulmohen në Gjermani

Dy femra myslimane të veshura me hixhab janë sulmuar dhe ofenduar nga persona të panjohur në Gjermani.

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia Sabah Daily sipas të cilës një burrë i panjohur në stacionin e trenit Neukölln ka ofenduar dy femra myslimane të veshura me hixhab dhe ndaj njërës prej tyre që ishte shtatzënë ka përdorur dhunë. Pas sulmi femra shtatzënë është dërguar menjëherë në spital. Sulmet ndaj myslimanëve dhe qendrave islamike në Evropë janë dukë u shtuar për çdo ditë. Shumë ekspertë thonë se dhuna ndaj myslimanëve është fryt i veprimtarisë së disa politikanëve ekstremistë që përhapin islamofobinë. Gjatë vitit 2018 në Gjermani janë regjistruar 950 sulme ndaj myslimanëve dhe qendrave islamike.