Sekretari i përgjithshëm i OKB uron festën e Nevruzit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i86634-sekretari_i_përgjithshëm_i_okb_uron_festën_e_nevruzit
Sekretari i përgjithshëm i OKB festën e Nevruzit e ka quajtur një mundësi për të ringjallur vullnetin për ndërtimin e një bote më të mirë për të gjithë.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Mars 21, 2019 10:37 Europe/Tirane
  • Sekretari i përgjithshëm i OKB uron festën e Nevruzit

Sekretari i përgjithshëm i OKB festën e Nevruzit e ka quajtur një mundësi për të ringjallur vullnetin për ndërtimin e një bote më të mirë për të gjithë.

Antonio Guterres sekretari i përgjithshëm i OKB me anë të një mesazhi në Twitter ka uruar të gjithë botën për festën e Nevruzit. Në këtë mesazh sekretari i përgjithshëm i OKB thotë: Për të gjithë ata që festojnë këtë ditë, Nevruzi është nisja e një dite të re, viti të ri, pranvere të re dhe ringjalle e natyrës. Kjo ditë për të gjithë ne është një mundësi për të ringjallur vullnetin për të ndërtuar një botë akoma më të mirë. Gëzuar Nevruzin. Në vitin 2009, festa e Nevruzit si një traditë kulturore që ndiqet nga shumë vende të botës është regjistruar në listën e trashëgimive kulturore botërore. Në vitin 2010 kjo festë është organizuar në formë të përbashkët në selinë e OKB nj Nju Jork me propozimin e vendeve si Irani, Azerbajxhani, Afganistani, India, Kazakistani, Kirgizistani, Taxhikistani dhe është quajtur Dita Botërore e Nevruzit.