Britania dhe Franca kundërshtojnë qëndrimin e Trump mbi lartësitë Golan
Vendimi i presidentit Donald Trump për njohjen zyrtare të lartësive Golan si pjesë e regjimit sionist, ka ngritur zërin edhe të aleatëve të Uashingtonit përkatësisht Francës dhe Britanisë së Madhe.
Ministria e jashtme e Anglisë me anë të një deklarate njoftoi se Londra vazhdon ta konsiderojë lartësitë Golan si zonë e pushtuar nga Izraeli. Ministria e jashtme e Francës gjithashtu me një deklaratë theksoi se pushtimi i lartësive Golan nga an e izraelit është kundër normave dhe dispozitave ndërkombëtare dhe për këtë Parisi nuk e njeh zyrtarisht këtë veprim. Ndërsa Ulrike Demmet, zëdhënës i qeverisë gjermane ka thënë se lartësitë Golan janë pjesë e territorit të Sirisë dhe Izraeli e ka pushtuar atë. Gjithashtu Liga Arabe, BE, Rusia, Irani dhe Turqia kanë paralajmëruar fuqimisht SHBA-të pasi Presidenti Donald Trump deklaroi të enjten se do të njohë lartësitë e Golanit të Sirisë si territor izraelit. Një anëtar i Këshillit të Federatës Ruse kritikoi gjithashtu vendimin e Trump, duke thënë se Rusia kurrë nuk do ta njohë sovranitetin izraelit mbi lartësitë e Golanit. Oleg Morozov tha se masa e Trump ka për qëllim ndarjen e botës arabe dhe minimin e Sirisë dhe të "partneritetit të saj me Rusinë". Ndërkohë, Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, tha se BE-ja nuk ka ndryshuar qëndrim sa i përket Rrafshnaltës së Golanit, një ditë pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha se është koha që SHBA-ja të njohë sovranitetin e Izraelit në atë rajon. “Pozicioni i Bashkimi Evropian është i njohur dhe nuk ka ndryshuar”, tha të premten Tusk në një konferencë për media. Bashkimi Evropian nuk njeh sovranitetin e Izraelit në lartësitë e Golanit.