Ushtria i bashkohet policisë për të ndalur "Jelekverdhët"
Protestuesit e njohur si “Jelekët e Verdhë” në Francë, kanë hyrë në fundjavën e 19-të të protestave kundër qeverisjes së presidentit francez Emmanuel Macron.
Forcat ushtarake janë vendosur në Paris për të ndihmuar policinë e vendit, për shkak të eskalimit të mundshëm në dhunë. Protestuesve iu ndalua të afrohen tek pjesa kryesore e qytetit Champs Elysees, për shkak të ankesave të bizneseve dhe dëmeve të shkaktuara ndaj tyre gjatë protestave. Shefi i policisë në Paris është zëvendësuar, protestuesit janë ndaluar të hyjnë në “Champs Elysee” dhe gjobat për tubimet e paligjshme janë rritur. Kufizime të ngjashme janë ndërmarrë edhe në qytete të tjera të Francës, si për shembull në Nisë dhe Bordo. Madje, në kuadër të masave të shtuara është vënë në gatishmëri edhe ushtria. Qeveria këmbëngul se forcat e ushtrisë janë në dispozicion, vetëm me qëllim mbrojtjen e ndërtesave zyrtare dhe atyre të rëndësisë së veçantë. Të ashtuquajtur “Jelekët e Verdhë” protestuesit në Francë janë duke protestuar nga nëntori i vitit të kaluar, që fillimisht nisi kundër ngritjes së çmimit të naftës. Kjo lëvizje ka shënuar rritje kundër qeverisjes së Macronit, edhe pas tërheqjes së ngritjes së çmimit të naftës dhe shpesh ka përfunduar me përplasje me autoritetet dhe eskalim të dhunës.