Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të Amerikës: Trump nuk është shfajësuar
Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të Amerikës theksoi se Donald Trump, presidenti i Amerikës, nuk është shfajësuar në lidhje me dosjen e bashkëpunimit elektoral me rusët.
Agjencia e lajmeve Associated Press njoftoi se Nancy Pelocy, të hënë pasdite në Uashington deklaroi se nuk mendon që Robert Mueller, prokurori special i dosjes për bashkëpunimin e Trump në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, e ka shfajësuar Trump nga kjo dosje.
Pelocy së bashku me Juck Shomer, liderin e demokratëve në Senatin e Amerikës, ditën e hënë në një deklaratë të përbashkët, kanë kritikuar letrën e Wiliam Bar, sekretarit amerikan të drejtësisë dërguar Kongresit në lidhje me shfajësimin e Donald Trump nga dosja e ndërhyrjes së jashtme në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 dhe kanë kërkuar publikimin e tekstit të plotë të raportit të Robert Mueller në lidhje me këtë çështje.
Në këtë deklaratë është theksuar se prokurori speciale Mueller nuk e ka shfajësuar presidentin amerikan nga akuza serioze “pengimin e zbatimit të drejtësisë”.