Dorëhiqet ministrja e Francës për Çështje Evropiane, Nathalie Loiseau
https://parstoday.ir/sq/news/world-i86787-dorëhiqet_ministrja_e_francës_për_Çështje_evropiane_nathalie_loiseau
Ministrja e Francës për Çështje Evropiane, Nathalie Loiseau ka dhënë dorëheqje për të marrë pjesë në zgjedhjet për Parlamentin Evropian.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 27, 2019 11:54 Europe/Tirane
  • Dorëhiqet ministrja e Francës për Çështje Evropiane, Nathalie Loiseau

Ministrja e Francës për Çështje Evropiane, Nathalie Loiseau ka dhënë dorëheqje për të marrë pjesë në zgjedhjet për Parlamentin Evropian.

Ministrja e Francës për Çështje Evropiane, Nathalie Loiseau ka dhënë dorëheqje për të marrë pjesë në zgjedhjet për Parlamentin Evropian (PE) që do të mbahen në maj, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Qeverisë, Benjamin Griveaux, në një deklaratë për media pas takimit të Këshillit të Ministrave tha se Loiseau ka dhënë dorëheqje nga funksioni i saj si ministre dhe se ende nuk është caktuar se kush do ta zëvendësojë atë.

Loiseau për zgjedhjet e PE-së që do të mbahen më 26 maj është paraqitur si kandidatja në krye të listës së Lëvizjes Republika në Marshim (LREM), themelues i së cilës është presidenti Emmanuel Macron.

Ajo ka thënë se ishte e gatshme të bëhej kandidate nga LREM në zjgedhjet e PE-së në një program rreth 10 ditë më parë në televizionin France 2, ku Loiseau ishte përballë Marine Le Pen, lideres së partisë Bashkimi Kombëtar nga ekstremi i djathtë.

Ndërkohë edhe Gilles Le Gendre, nënkryetari i Grupit të LREM-it në Parlament në një deklaratë nga llogaria e tij në rrjetin social ka mbështetur kandidaturën e Loiseau.