Manovër e përbashkët detare ruso-kineze
Flotat ruse dhe kineze do të organizojnë manovra detare në fund të prillit. Forcat detare ruse dhe kineze do të mbajnë ushtrime detare në fund të prillit dhe në fillim të majit, tha Ministria e Mbrojtjes e Rusisë, cituar nga agjencia ruse Sputnik.
Deklarata e Ministrisë së Mbrojtjes të Rusisë shton se flota ruse dhe kineze do të sulmojnë me artileri objektivat detare dhe ajrore dhe do të simulojnë operacionet e kërkim-shpëtimit. Aviacioni i Marinës Kineze dhe nëndetëset diesel-elektrike të të dy vendeve do të marrin pjesë në këto stërvitje ushtarake. Kryqëzori raketor Varyag i flotës ruse të Paqësorit pritet të jetë pjesëmarrës në këto manovra ushtarake. Një delegacion nga marina kineze ka mbërritur një ditë më parë në Shën Petersburg për të marrë pjesë në një konferencë me zyrtarë të lartë të flotës ruse të Paqësorit, shton gazeta Maritime Herald e cila raporton lajmin.